leoni

Ushtarët e FSK-së

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq: Lista Serbe është kundër Demarkacionit dhe Ushtrisë

Ministri për Kthim dhe Komunitete dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ka drejtuar akuza në drejtim të Kosovës për mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. “Duhet të merret një hap i vogël që askush nuk dëshiron ta merr. I kemi ndjekur pothuajse të gjitha mbledhjet me diplomatët e huaj erdhën, në takim me Mitchellin, ai na dha shpresë se po të ketë diçka ndryshe në këtë aspekt”, thotë Jevtiq.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, ka komentuar edhe për dialogun. Sipas tij dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të zgjidhen problemet mes vendeve, transmeton lajmi.net. Nga ana tjetër Jevtiq ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e Listës Serbe karshi demarkacionit. “…ne nuk do ta votojmë demarkacionin më Malin e Zi”, ka thënë ai për RTS-në. Por nuk ka lënë pa folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ku ka thënë se janë kundër. “Ne si Listë Serbe e kemi një pozicion për këtë çështje, por nuk duhet t’i mbyllim dyert tona. Ne jemi kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, ne do të shpjegojmë për këtë gjë kur është e nevojshme”, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …