Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj: Funksionimi i shtetit të sigurt garanton siguri për qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj: Funksionimi i shtetit të sigurt garanton siguri për qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se ministria që ai drejton është e angazhuar maksimalisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ligjet dhe strategjitë nacionale. Ai këto komente i bëri në takimin me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, i cili u mbajt  me iniciativë të ministrit të Punëve të Brendshme dhe u mbështet nga misioni i OSBE-së në Kosovë. “Ky angazhim  specifik  realizohet përmes krijimit të forumeve të sigurisë, si  Këshillave Komunale për Sigurisë  ne Bashkësi, Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi dhe Këshillave Lokale për Siguri Publike, si  trupa të qëndrueshëm që shërbejnë për krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët,” tha Sefaj.

Ministri Sefaj tha se një nga prioritet e MPB-së është siguria, për çka Qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët. “Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që përballemi për qëndrueshmërinë e forumeve të sigurisë  dhe mekanizmave tjerë për zbatimin e ligjit. Megjithatë, jemi duke punuar për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për funksionimin e një shteti të sigurt, i cili do të garantojë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”-tha Sefaj.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, vlerësoi punën e mirë që po bëjnë Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi dhe se OSBE-ja është krenare që përkrahë projekte të tilla të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai tha se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike dhe fushës së sigurisë së komunitetit në bashkësi ka rëndësi të madhe kudo në botë. “Sot kemi kryetarë të ri komunash që për herë të parë po marrin pjesë në zhvillimin e këtyre mekanizmave, ndërkohë që misioni ynë i OSBE-së është që edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të përkrahim Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të krijuar kushtet për një siguri më të mirë për qytetarët tuaj”, tha Braathu.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …