Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen civile të Republikës së Kosovës, për modalitetet me të cilat do të ndihmojë qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori. Me këtë rast, ministri Sefaj, falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA i japin MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj. Në anën tjetër, ambasadori Delawie konfirmoi se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …