Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Ambasadorja Kiliç ka përgëzuar Ministrin Pacolli, me rastin e marrjes së detyrës së re, duke ri-konfirmuar, në emër të shtetit të saj mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Turqisë në konsolidimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës në aspektin ndërkombëtarë, përfshirë integrimin në strukturat euro-atlantike dhe Organizatat Ndërkombëtare. Pacolli pasi që ka falënderuar Ambasadoren Kiliç për mbështetjen e deritanishme dhe të palëkundur që Turqia i ka dhënë vendit tonë në procesin e shtet-ndërtimit. Pacolli ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në rritjen e përpjekjeve diplomatike të këtij vendi për sigurimin e njohjeve të reja tek vendet ku ajo mund të ketë ndikim dhe sigurim të mbështetjes së njëjtë edhe për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …