Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se FSK-ja i ka përmbushur me sukses të gjitha objektivat vjetore. Në ceremoninë për shënimin e Ditës së FSK-së, Quni ka vlerësuar se pjesëtarët e FSK-së kanë arritur rezultate konkrete në menaxhim të resurseve njerëzore, arsimit, mbështetjes logjistike, transparencës dhe llogaridhënies. “Pas 9 vitesh angazhimesh të mëdha për avancimin e FSK së, arritëm ta legjitimojmë dhe kurorëzojmë forcën më mandat ushtarak. Krah me aleatët tanë nisëm transformimin e Forcës. Sot me krenari përkundër sfidave me pandemisë FSK ka arritur të përbush detyrat e saj. Ne do të vazhdojmë të kemi në fokus politikat integruese e mosdiskriminuese. Në këtë ditë të veçantë shpreh falënderim për kontribut të ushtarakëve për angazhimin e tyre. Besojmëfuqishëm se partneriteti me vendet e NATO-s do të vazhdojë”, ka deklaruar Quni. Ai ka shtuar se do të vazhdohet me politika integruese duke qenë të hapur për të gjitha komunitetet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …