Ministri Quni pranon letrën me mesazhin e urimit nga ana e Ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar

Ministri Quni pranon letrën me mesazhin e urimit nga ana e Ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot atasheun ushtarak të Turqisë në Kosovë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz. Duke e falënderuar për vizitën, edhe këtë herë, Ministri Quni shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet që ka ofruar dhe vazhdon të ofroj qeveria dhe ushtria turke në ndërtimin e FSK-së dhe perspektivën zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Nga ana e tij, Kolonel Ersoz, e falënderoi ministrin Quni për mikpritjen dhe solli letrën me mesazhin e urimit për detyrën e ministrit nga ana e Ministrit të Mbrojtjes  së Republikës së Turqisë Hulusi Akar si dhe ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Çagri  Sakar. Në mesazhet e urimeve, theksohet intensifikimi i bashkëpunimit bilateral dhe fuqizimi i partneritetit si dhe  shprehet vullneti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave Turke për vazhdimin e përkrahjes në të gjitha fushat në funksion të realizimit të objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Nga ana e tij Ministri Quni, shprehu kënaqësinë për urimet me mesazhet miqësore dhe vullnetin për vizita të ndërsjella me homologun Akar si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke vlerësuar lart rolin e Turqisë si vend anëtar i NATO-s në ruajtjen e  paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Në këtë takim Kolonel Ersoz shoqërohej nga këshilltari ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së nga FA të Turqisë, Kolonel Mehmet Kurtpinar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …