Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në një takim njohës udhëheqësin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin me të cilin janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe UNICEF-it. “Pata kënaqësinë të pres në takim njohës udhëheqësin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z.Murat Sahin me të cilin biseduam rreth politikave dhe prioriteteve kryesore të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Bashkë me z.Sahin u dakorduam për thellim të bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe UNICEF-it, nëpërmjet projekteve konkrete në fushat që ne mbulojmë”, ka shkruar ministri.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …