Ministri Reçica ka diskutua në seancën e Kuvendit rreth rritjes së pagës minimale në vend

Ministri i punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica ka diskutua në seancën e Kuvendit rreth rritjes së pagës minimale në vend, gjatë interpelancës së thirrur për këtë çështje. Ministri i njoftoi deputetët se në fund të vitit 2017, Këshilli Ekonomiko-Social (KES) i ka dërguar për miratim Qeverisë propozimin për rritje të pagës minimale. Nesër bëhet konsituimi i KES-it me anëtarë të rinj dhe në bazë të mandatit që ka, KES shumë shpejt do dalë me një propozim të ri për rritje të pagës minimale. Më poshtë, gjeni fjalimin tim të plotë sot në Kuvend.Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sapo ka marrë mandatin e saj, prioritet ka pasur fuqizimin e Dialogut Social, si një mekanizëm për të ndërtuar paqen sociale nëpërmjet partneritetit tre palësh në mes të punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë. Gjatë vitit 2017 dhe 2018 së bashku me partnerë ekonomiko-social kemi zhvilluar takime më shumë së mujore dhe janë trajtuar tema, të cilat kanë ndikuar në promovimin e Dialogut Social dhe është arritur një paqe e qëndrueshme me propozimet e marra me shumicën e votave nga anëtarët e Këshillit Ekonomiko-Social (KES). Janë funksionalizuar komisionet profesionale, të cilat një kohë të gjatë nuk kanë qenë funksionale. Funksioni i komisioneve profesionale është të bëjë analizat socio-ekonomike në vend dhe të paraqes propozimet konkrete para KES-it. Një ndër çështjet për të cilat është diskutuar në mbledhjet e para në Këshillin Ekonomiko-Social ka qenë edhe paga minimale në vend, e cila rregullohet në bazë të ligjit të punës, LIGJI Nr. 03/L-212 neni 57 ku thuhet “Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social”. Gjithashtu, që të kemi një analizë më të mirë për pagën minimale, kemi nxjerrë Udhëzimin Administrativ MPMS-09/2017-UA, i cili rregullon formulën për përcaktimin e pagës minimale në vend. Kjo formulë është propozuar nga ekspertët më të mirë të Komisionit Profesional pranë KES-it. Në bazë të analizës së bërë, duke marrë parasysh faktorët e përcaktuar me Ligj dhe Udhëzim Administrativ, Komisioni Profesional ka nxjerrë propozimin për pagën minimale në shumën prej 250 euro, e cila shumë është gjithashtu e përafërt me pagën minimale në vendet e rajonit. Ky propozim është diskutuar në disa mbledhje të Këshillit Ekomomik Social dhe me një unanimet votash në fund të vitit 2017 e kemi dërguar propozimin për rritjen e pagës minimale në Qeverinë e Kosovës, në shumën prej 250 euro. Për miratimin e pagës minimale janë marr parasysh këta faktorë:

  • kostoja e shpenzimeve jetësore;

  • përqindja e shkallës së papunësisë;

  • gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe

  • shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.

paga minimale përcaktohet në bazë të orëve të punës, për periudhën një (1) vjeçare, e cila publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ky propozim është bërë për të gjithë punonjësit e Republikës së Kosovës pa dallim dhe pa përshkallëzim në bazë të moshës, siç ka qenë deri më tani. Rritja e pagës minimale në vend është e domosdoshme, për shkak të rritjes së kostos jetësore që ka ndodhur në vend, kjo rritje do të ketë ndikim në mbulimin e kësaj kostoje, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në një mirëqenie më të mirë të qytetarëve në vendin tonë.

Të nderuar deputetë,

Unë, si Ministër i MPMS-së kam qenë shumë i përkushtuar dhe këmbëngulës në rritjen e pagës minimale në vend, e cila që nga viti 2011 nuk është rritur asnjëherë.

Dua të jem krejt i hapur, pak ditë pasi KES-i ka votuar propozimin për pagën minimale, unë e kam përcjellur atë për miratim në Qeveri. Ju them të drejtën, ka pasur hezitime lidhur me ndikimet financiare e ligjore nga akterët tjerë, me gjithë argumentim tim të mbështetur në opinionin ligjor të Departamentit Ligjor të MPMS-së se paga minimale në Kosovë duhet të rritet dhe se të gjitha ato hezitime nuk janë të argumentueshme dhe nuk qëndrojnë, akoma ky propozim nuk është rendit për miratim në Qeveri. Të nderuar deputetë. Tani jemi në një situatë krejtësisht të re. Në fund të vitit të kaluar ka përfunduar mandati ligjor i KES-it. Bazuar në ligjin e KES-it, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat ligjore për përzgjedhjen e përbërjes së re të KES-it, dhe nesër do të kemi mbledhjen e radhës për konstituimin e KES-it. Nga nesër do të fillojmë punën për të nxjerrë propozimin e ri për pagën minimale dhe pastaj këtë propozim do ta dërgojmë në Qeveri për miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …