Ministri Reçica ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe avancimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona.

Ministri Reçica e ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen dhe ndihmën që Turqia në vazhdimësi po i jep Kosovës dhe u dakorduan se është e nevojshme që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë, posaçërisht në fushën socio-ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …