Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica ka pritur në takim Eurodeputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, njëherësh edhe raportues i Parlamentit Evropian për Shqipëri.
Në takim u diskutua lidhur me Dimensionin Social në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, për hartimin e politikave më të mira dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në përgjithësi.