Ministri Reçica ka vizituar Qendrën e Aftësimit Profesional në Prizren

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, Bashkë me zëvendëskryeministrin fatmir Limaj, ishim në Prizren për të vizituar Qendrën e Aftësimit Profesional, aty ku janë aftësuar dhe po vazhdojnë të përgatiten profesionalisht shumë të rinj e të reja, burra e gra, duke i bërë të gatshëm për tregun e punës. Ministri Reçica ka thënë se nga janari i vitit 2018 e deri më sot janë mbi 2600 punëkërkues që janë aftësuar dhe janë përgatitur për tregun e punës nga kjo Qendër e Aftësimit Profesional. Mundësitë për aftësim profesional, si parakusht për rritje të punësimit, si dhe në masa aktive të tregut të punës kanë qenë në krye të prioriteteve tona. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me po të njëjtin përkushtim zgjerimin e mundësive për punësim dhe aftësim profesional, posaçërisht për të rinjtë dhe gratë! Ka thënë në postimin e tij në facebook ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …