Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, me ftesë të Federatës Universale të Paqes, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për lidership, “Drejt ndërvarësisë dhe prosperitetit të përbashkët: Roli i liderëve fetarë dhe parlamentarëve”, mbajtur në Vjenë më 28 dhe 29 prill. Ai ishte i ftuar, në mesin e shumë përfaqësuesve të nivelit të lartë botërorë, të diskutojë për temën, “Rrugët e paqes në Ballkan”, në cilësinë e ambasadorit të paqes dhe si ministër i MPMS-së. Gjatë fjalës së tij, ministri Reçica tha se ne, në Ballkanin Perëndimor, duhet ta kuptojmë se politikat duhet të drejtohen nga fqinjësia e mirë, zhvillimi ekonomik, largimi i barrierave dhe rruga pa alternativë tjetër, siç është integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian. Sipas tij, mburoja e aleatëve të NATO-s është ajo që i duhet dhe do t’i duhet rajonit tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …