leoni

Ministri Reçica: MPMS me ligj gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica ishte i ftuar të raportojë para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, lidhur me zbatimin e Ligjit për Persona të Verbër. Reçica tha se MPMS aktualisht zbaton Ligjin Nr.04-L-092 për Personat e Verbër dhe Rregulloren nr.02/2013 për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social. Në planin legjislativ të akteve nënligjore të MPMS për vitin 2018, është paraparë edhe ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores nr.02/2013 si dhe vetë përbërjes së komisionit. Ministri tha se MPMS, me qëllim të avancimit të kornizës ligjore dhe bazuar në Strategjinë Sektoriale 2018-2021 të ministrisë, planit të punës për vitin 2018, ka paraparë hartimin e koncept dokumentit për ligjin gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar. “Pas miratimit të këtij koncept-dokumenti do të filloj hartimin e projektligjit të përgjithshëm, ligj i cili do të garantojë trajtimin e barabartë të të gjitha kategorive të personave me aftësi të kufizuara, në pajtim me normat dhe praktikat ndërkombëtare, qëllimi i së cilit është t’i mbrojë dhe promovojë të drejtat e tyre në përfitime financiare dhe beneficionet tjera”, tha Reçica. Sa i përket zbatimit të Ligjit për Paraplegjik dhe Tetraplegjik, ministri tha se me vendim qeverie, që nga dhjetori i vitit të kaluar është caktuar kompensimi mujor në vlerë prej 150 euro për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe kujdestarëve të tyre personal. Kurse, rreth punësimit të personave me aftësi të kufizuar, ministri tha se punësimi i kësaj kategorie nuk është i kënaqshëm, si në sektorin privat po ashtu edhe në atë publik sidomos në këtë të fundit kjo edhe për shkak të mangësive në Ligjin për Shërbimin Civil i cili nuk parashehë asnjë dispozitë ku ata mund të kenë përparësi në trajtim më të lehtë. “MPMS për ta zbatuar Ligjin nr. 05/l-078 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/l-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, është në përfundim të hartimit të udhëzimit administrativ për mënyrën, procedurat dhe afatet e pagesës mujore për punëdhënësit të cilët nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuar”. Ky udhëzim parasheh që institucionet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik, si dhe organizatat joqeveritare obligohen që, me kushtet e përshtatshme të punës të punësojnë personat me aftësi të kufizuara dhe çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë (50) punëtor. Po ashtu, MPMS në planin e punës për vitin 2018, ka paraparë reformën e kornizës ligjore për skemat pensionale të financuar nga shteti ku si aktivitet për vitin 2018, është paraparë hartimi i koncept dokumentit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …