leoni

Ministri Reçica nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi për punë praktike për 200 studentë të UP-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Rektorin e UP-së, Marjan Dema, për angazhimin në punë praktike, për 200 studentë, për  një periudhë tremujore. Ministri Reçica tha se në kuadër të bashkëpunimit të mirë me UP-në, po konkretizojmë  marrëveshjen e cila do të bëjë të mundur angazhimin e 200 studentëve në punë praktike. Ai shtoi se, me qëllim të zbutjes së papunësisë, duhet të bashkërendohen aktivitetet dhe të thellohet bashkëpunimi jo vetëm me institucionet relevante publike, por edhe me bizneset, në harmoni me nevojat e tregut të punës. Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj. Ai tha se sot jemi këtu për të rikonfirmuar mbështetjen tonë në realizimin e objektivave tuaja. Limaj çmoi shumë punën e UP-së, si në të kaluarën, por edhe tash, duke potencuar se sfida më e rëndë e universitetit, është në përgatitjen e kuadrove për shtetndërtimin e Kosovës. Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe Rektori i UP-së, Marjan Dema, i cili këtë marrëveshje e cilësoi shumë të rëndësishme në përgatitjen e studentëve dhe brezit të rinj që krahas dijeve teorike, të bëhen pjesë e zhvillimit të Kosovës edhe përmes angazhimit në punë praktike dhe t’i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut të punës. Në ceremoninë, e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë edhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyq, i cili tha se bashkëpunimi i institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me UP-në duke pasuruar edhe më tutje format e bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …