leoni

Ministri Reçica takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Ministri Reçica e njoftoi ambasadorin Sardi për gjendjen në ministri dhe veprimet që do të ndërmerren lidhur me planin e tij qeverisës. Gjithashtu, Ministri Reçica siguroi ambasadorin se MPMS-ja do të jetë e përkushtuar në zbatimin e obligimeve të marra nga komuniteti ndërkombëtar e në veçanti zbatimin e agjendës Evropiane. Ambasadori Sardi e uroi Ministrin për punën e tij dhe e siguroi se edhe ambasada Italiane dhe vet shteti Italian do të bashkëpunojnë ngushtë me Kosovën, me qëllim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Në fund, Ministri Reçica dhe Ambasadori Sardi u dakorduan që të intensifikohen takimet dhe të bashkëpunohet edhe më tej në fushat të cilat MPMS-ja ka nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …