Ministri Reçica: Të ndihmojmë familjet në nevojë është obligim i yni moral

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen Humanitare “Ndihmo edhe ti” që është organizuar për të ndihmuar familjet në nevojë.

Reçica, gjatë adresimit të tij në këtë mbrëmje humanitare ka theksuar se është obligim moral i gjithsecilit që të kontribuojë për ato familje që jetojnë në kushte të rënduara socio-ekonomike. Reçica tha se po përpiqet që në kuadër të detyrave dhe obligimeve në dikasterin që ai drejton, të ngrit mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.

Vetë Reçica dhuroi 500 euro në këtë mbrëmje për familjet në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …