Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ministri i MPMS-së Skendera Reçica i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera tha: Gjithë qytetarëve të besimit islam, urime muaji i shenjtë i Ramazanit si dhe agjërim të lehtë!
Le të shërbejë ky muaj për më shumë solidaritet, zemërgjerësi, respekt e dashuri për njëri tjetrin.
Paqja mbizotëroftë përherë në familjet tuaja! Thuhet në urimin e ministrit Reçica.