Ministri Reçica viziton Shtëpinë e të Moshuarve me rastin e 8 Marsit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar rezidentet gra në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas. Ministri Reçica tha se MPMS do të mbetet e angazhuar për rritje të mirëqenies për të gjitha kategoritë, me fokus për gratë.

“Gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është obligim i gjithsecilit nga ne si pjesë e shoqërisë. Le të shërbejë kjo ditë për rritje të përpjekjeve për avancim të të drejtave të grave”, tha ministri.

Me këtë rast, Ministri Reçica uroi të gjitha gratë për ditën e tyre, 8 Marsin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …