leoni

Ministri Rrustem Berisha priti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë z. Ҫagri Sakar

Ministri Rrustem Berisha priti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë z. Ҫagri Sakar

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha, ka pritur sot, në një takim njohje, ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Çagri Sakar. Me këtë rast, ministri Berisha, fillimisht i uroi detyrën ambasadorit Sakar, si dhe e njoftoi atë, me procesin e tranzicionit të FSK-së, dhe punën e madhe për ngritjen e kapaciteteve, të parapara me planin e tranzicionit. „Votimi unanim i Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, nga ana e Kuvendit të Kosovës, ka qenë një ngjarje historike për Kosovën dhe FSK-në. Ky votim ka treguar edhe njëherë për besimin e madh që ka Ushtria e Kosovës, tek të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim nacionaliteti dhe etnie“. ka thënë, ministri Berisha. „Jemi të përkushtuar në realizimin e misionit si forcë multietnike dhe profesionale, që do të jetë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës“. ka shtuar më tej, z. Berisha.

Ministri Berisha, gjithashtu e ka falënderuar ambasadorin Sakar, për ndihmën e dhënë në vazhdimësi dhe në të gjitha etapat nga ana e Turqisë, për Kosovën. „Përkrahja e shtetit Turk për Kosovën në përgjithësi, dhe në veçanti për FSK-në, është shumë i rëndësishëm, dhe unë ju falënderoj për përkrahjen e deritanishme duke besuar se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe më tej, nga ana e Turqisë”- ka thënë Berisha. Ndërsa, ambasadori i Turqisë, z. Çagri Sakar, pasi ka uruar ministrin Berisha, për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së, ia përcjelli edhe një Letër urimi, për miratimin e Ligjeve, për MM dhe FSK-në, nga Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, z. Hulusi Akar. “Turqia do të vazhdojë me përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si me përkrahje financiare për ushtrinë, ashtu edhe me programet për shkollimin dhe trajnimin e oficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, në akademitë ushtarake turke”, tha thënë ambasadori Sakar. Ai gjithashtu ka njoftuar se ministri i Mbrojtjes së Turqisë, së shpejti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …