leoni

Ministri rus S. Lavrov

Ministri rus S. Lavrov tha se nuk duhet lejuar një konflikt i armatosur në Ballkan

“Unë shpresoj se gjithkush e kupton se nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë”, ka thënë Lavrov në konferencën vjetore për shtyp ku foli mbi rezultatet e ministrisë që ai drejton për vitin 2016, duke shtuar se tensionet në Ballkan po rriten në mënyrë drastike. Forcat e Policisë së shqiptarëve të Kosovës nuk duhet të jenë të pranishme në veriun e Kosovës  të banuar me serbë”. Duke folur për situatën në Ballkan, Lavrov tha se “Bashkimi Evropian duhet ta qetësojë  situatën dhe të ndikojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës. “Por, historia na mëson se historia nuk na mëson asgjë. Shpresoj që këtë herë të gjithë e kuptojnë nevojnë për shmangjen e një konflikti ushtarak “, shtoi kryediplomati rus.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …