leoni

Ministri rus S. Lavrov

Ministri rus, Sergei Lavrov, ka kërkuar që të marrë pjesë në Këshillin Ministror të OSBE-së që do të mbahet në fund të nëntorit, në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kërkuar që të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet në fund të nëntorit në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Kërkesën për pjesëmarrje të kryediplomatit rus e konfirmoi më 6 nëntor shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, i cili tha se ka marrë një letër nga ministri i Jashtëm i Rusisë, përmes së cilës Lavrov ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së.

Kam marrë një letër para disa ditësh nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë në të cilën ai ka theksuar kërkesën për të siguruar praninë e tij në Shkup. Ka disa sfida rreth kësaj kërkese, sepse hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve tanë është e mbyllur për fluturimet shtetërore ruse, prandaj këtu duhet të bëhen disa përpjekje logjistike… Ndryshe, si rregull, të gjitha vendet anëtare duhet të marrin pjesë në këtë Këshill të OSBE-së, por kjo do të varet nga vendimet që do të merren në ditët në vijim. Shpresoj që të gjithë të arrijmë të jemi në Shkup”, tha ministri Bujar  Osmani, kryesues aktual  i OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …