Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Lavrov ka paralajmëruar rrezikun real të një Lufte të Tretë Botërore, pasi NATO-ja po e armatosë Ukrainën. Ai ka deklaruar se vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Dhe nëse nuk është reciprok, nuk ndihmon procesin e negociatave saktësoi Lavrov për agjencitë ruse të lajmeve. Por ne vazhdojmë të zhvillojmë negociata me ekipin e deleguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, këto kontakte do të vazhdojnë dhe lufta bërthamore është e papranueshme: sipas pozicionit të Rusisë. Ministri, gjithashtu theksoi se NATO duke mbështetur Ukrainën me armë hyn në luftë me Rusinë. Ajo është duke e armatosur Ukrainën, dhe kjo do të thotë se efektivisht po hyn në një luftë kundër Rusisë, saktësoi ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov.
