Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut. Selimi aty ka folur edhe për marrëveshjen finale me Serbinë, si dhe ndërlidhjen e saj me zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur. Ai ka thënë se pa këtë çështje, s’ka marrëveshje finale me Serbinë, teksa ka shtuar se janë vendosur parimet bazë për zgjidhjen efikase të kësaj teme. Ministri ka shtuar se në marrëveshjen në Bruksel parashihet që të krijohet një komision i përbashkët që do udhëhiqet nga BE, dhe i cili do të jetë përgjegjës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …