Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka mohuar përhapjen e lajmeve se Serbia iu ka bashkuar Platformës së Krimesë, një nismë diplomatike ndërkombëtare që ka nisur kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, në mbrojtje të vendit të tij. Serbia nuk iu bashkua Platformës së Krimesë, por kryeministrja, Ana Brnabiq, mori pjesë në atë takim përmes një video-telefonate. Ajo nuk e ka shprehur mbështetjen e saj, e as nuk e kemi pranuar tekstin e dokumentit të platformës së Krimesë”, tha Daçiq për mediet në Serbi. Në vend të pjesëmarrjes, shefi i diplomacisë serbe u takua me ambasadorin rus, Aleksandwr Harçenko, për ta marrë përgëzimin që nuk u bë pjesë e shteteve perëndimore në Platformën e Krimesë. Daçiq tha se qëndrimi i Serbisë për atë platformë është pritur me komente pozitive në Rusi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …