Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar prej Malit të Zi të mos dërgojë ushtarë në Kosovë, sepse në këtë formë do të cenonte marrëdhëniet me Serbinë dhe stabilitetin e Ballkanit. Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Malit të Zi ka zbuluar propozim vendimin rreth dërgimit të një zyrtari ushtarak në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Është paraparë përfshirja e dy oficerëve të shtabit, njëra prej të cilave do të jetë në Komandën e Misionit në Prishtinë dhe tjetri në Komandën Rajonale të Misionit në Shkup. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me të, ministri serb i Mbrojtjes tha se “më e mira është që t’iu sugjeroj shtetit malazez dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që ta mendojnë edhe një herë këtë vendim dhe mos të dërgojnë ushtarë në Kosovë”.
Autoritetet malazeze, siç po e konsideron Vulin, “e dinë shumë mirë se Kosova është pjesë e shtetit serb në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së”. Ministri edhe njëherë u “kërkoi autoriteteve malazeze të përmbahen dhe të mos dërgojnë oficerë në Kosovë, pasi që në kë formë po e pengojnë edhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”. Ai më tutje pohoi se në këtë formë do ta destabilizojnë rajonin tonë dhe nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe shtetit të Serbisë.