Ministri serb i Arsimit, Mladen Sarçeviç dhe Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë. Gjuriç paralajmëroi se me këtë veprim është shkelur marrëveshja e lëvizjes së lirë, dhe çdo gjë që është rënë dakord në lidhje me atë lloj aktivitetiti, ndërsa ministri serb Sarçeviç e quajti ndalimin e tyre një sjellje jocivilizuese dhe veprim të çuditshëm, duke theksuar se nga vendkalimi janë kthyer mbrapsht në Serbi si “të ishin kontrabandistët e fundit”, shkruan portali serb Blic, transmeton “Zeri.info”. Sarçeviç dhe Gjuriç u ndaluan në pikën e kalimit Jarinje në rrugën Rashkë – Leposaviq, për shkak se ata nuk kishin leje nga policia për të hyrë në Kosovë. Policia e Kosovës deklaroi se Sarçeviç dhe Gjuriq janë kthyer në tokën serbe sepse nuk kanë zbatuar procedurën e përcaktuar, sipas të cilës secili zyrtar serb duhet të marrë leje për të hyrë në vendin tonë. Sarçeviç dhe Gjuriç kishin planifikuar që sot në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të hapin Institutin për kujdesin shëndetësor të studentëve të Universitetit paralel të Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …