Vulin

Ministri serb, Vulin: Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq nuk e harron vëllazërinë shekullore me Rusinë

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, është takuar në Moskë me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov. Me këtë rast Vulin është cituar të ketë thënë se  Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq nuk e harron vëllazërinë shekullore”, ndërsa Lavrov premtoi mbështetjen ndaj Serbisë në ruajtjen e integritetit territorial. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulin tha se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe “nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse”. Theksohet se ai shprehu mirënjohje ndaj Rusisë për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se Lavrov ka thënë se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në ruajtjen e integritetit të saj territorial. Vulin tha se Serbia nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Rusisë dhe kryetarit Putin, i cili me kërkesë të kryetarit serb  Vuçiq parandaloi miratimin e rezolutës britanike në Kombet e Bashkuara në vitin 2015, sipas së cilës serbët do të ishin shpallur një komb gjenocidal”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe. (Anadolu shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …