Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë. Ai ka thënë se urdhër për këtë ka dhënë kryetari i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq. Lajmi u bë i ditur pasi ministri, Xhelal Sveçla, ka thënë në orët e para të së martës se Policia e Kosovës, nga 1 nëntori, nis me zbatimin e planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, që i lëshojnë autoritetet serbe. Ky plan pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Serbia, e cila ushtron kontroll mbi serbët në veri të Kosovës, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …