Ministri Shala inspektoi punimet në Shtëpinë e Kulturës në Kastriot

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala bashkë me Kryetarin e Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, kanë inspektuar punimet në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kastriot, ku panë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar aty.

Në këtë projekt Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka investuar 800 mijë euro, dhe ministri Shala u shpreh se ndjehet i kënaqur me dinamikën e punës që është zhvilluar në këtë projekt kapital.

“Jam këtu me ekipin tim për të parë nga afër punimet në objektin e ri të shtëpisë së kulturës në Kastriot dhe siç na njoftoi kryetari këtu punimet kanë filluar para tri jave dhe duket që kanë ecur shumë mirë, ne jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e punimeve dhe po ashtu jemi shumë të kënaqur që kemi mundësi të ndihmojmë Komunën e Kastriotit që më në fund të ketë një objekt modern i cili do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kastriotit”, tha ministri, duke shtuar se “Jemi shumë të kënaqur në këtë fazë dhe shpresoj që do të ecin kështu që punimet të finalizohen më shpejtë dhe që objekti të jetë gati”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi ka falënderuar ministrin Shala për angazhimin e tij që nga dita e parë e marrjes së detyrës, i cili ka treguar interesim që Kastrioti të bëhet me ndërtesë të re dhe moderne të kulturës, dhe tregoi se mbarëvajtja e punës po shkon më shpejtë se sa është planifikuar.

“Plani dinamik është për një vit, por siç po shihet kjo ka gjasë që të përmbyllet edhe më herët por prapë po e them kjo është meritë duke filluar nga Ministria e Kulturës dhe në këtë rast ministrit Shala që vazhdimisht ka qenë i përkushtuar dhe i angazhuar që të zhvillohet ky aktivitet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …