Ministri Shala ka pritur në takim Pierre-Emmanuel Quirin, presidentin e Forumit Crans Montana

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka pritur në takim Pierre-Emmanuel Quirin, presidentin e Forumit Crans Montana, me të cilin është diskutuar për organizimin e këtij forumi edhe në Kosovë, në mesin e tetorit të këtij viti. Në këtë forum do të marrin pjesë shumë burrështetas të vendeve të botës dhe Kosova do të jetë në fokus edhe për mundësit që ofron vendi ynë në investime. Quirin-it i është shpjeguar edhe potenciali që ka Kosova në investime si: Energji, miniera, bujqësi dhe fusha tjera, duke e informuar edhe për Ligjin për Investime Strategjike, që ka shumë lehtësira për këdo që shpreh dëshirë të investojë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …