leoni

Ministri Shala merr mbështetje nga Banka Botërore në vazhdimin e projekteve në MTI

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli, ku është diskutuar për bashkëpunimin në mes dy institucioneve. Ministri Shala prezantoi idenë për dislokimin e tri agjencive shtetërore në kuadër të MTI-së, gjë e cila u prit mirë nga drejtori i Bankës Botërore në Kosovë. Ministri Shala kërkoi mbështetje nga drejtori i Bankës Botërore për krijimin e Qendrës Nacionale të Cilësisë, ku parashihet të vendosen Agjencia Kosovare e Akreditimit, Agjencia e Standardizimit dhe ajo e Metrologjisë. Po ashtu ministri shpalosi objektivat e MTI-së, duke i kushtuar rëndësi përmirësimit të infrastrukturës së cilësisë. Banka Botërore ka ndihmuar MTI-në me një kredi 14. 3 milionë euro, që do të shërben për Investime kapitale në laboratorët teknik të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë , Reforma e Inspeksioneve në Kosovë si dhe grante mbështetëse për ndërmarrjet eksportuese kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …