Ministri Shala: Për shkak të barrierave, eksporti i Kosovës është më i ulëti në rajon

Ministri Shala: Për shkak të barrierave, eksporti i Kosovës është më i ulëti në rajon

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se bizneset kosovare po përballet me shumë barriera gjatë eksportit të tyre nëpër vendet e CEFTA-së, për arsye krejt politike. Duke folur në forumin ekonomik mbarë-shqiptarë “Mundësia dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”, tha se barrierat e bizneseve kosovare rrallë herë janë raportuar, por janë evidente dhe pikërisht këto barriera janë arsyet themelore për bilancin tregtar që ka Kosova aktualisht, mirëpo, MTI  po e bënë të pamundurën që t’i eliminojë.  “Ekonomia e Kosovës, është ekonomi e vogël, është ekonomi konsumuese, nder ekonomitë që ka më së paku eksporte në raport me vendet tjera anëtare të CEFTA. E gjitha kjo, jo për shkak se ne nuk kemi prodhim të mjaftueshëm, ose që nuk kemi prodhim cilësore, por për shkak të arsyeve politike, barrierave tarifore dhe jo-tarifore që janë vendosur nga vendet e CEFTA në raport me eksportuesin e vendit tonë, ka thënë mes tjerash  ministri Endrit Shala

Fatkeqësisht, këto barriera rrallë herë janë raportuar, nga institucionet tona përgjegjëse por as nga përfaqësuesit e bizneseve. Fatmirësisht, pas vitit të kaluar, pas kryesimit tim në CEFTA gjatë vitit 2018, ky raport ka filluar të ndryshojë. Tashmë, secila barrierë që ekziston gjatë eksportit të produkteve Kosovare përveç që raportohet ne do të bëjmë të pamundur edhe ta eliminojmë”, theksoi ministri Shala.

Ministri i ka ftuar nga bizneset nga Shqipëria që t’i raportojnë barrierat në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

“Të nderuar përfaqësueses të bizneseve shqiptare, nga këtu ju ftoj edhe juve që të shfrytëzoni MTI-në që të raportoni cilëndo barrierë që iu paraqitet edhe gjatë eksportit të produkteve tuaja në Republikën e Kosovës, sepse, qëndrimi ynë është të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura, të hapen tregjet tona për produktet shqiptare, të rritet ekonomike gjithëkombëtare. Por, kërkoj të njëjtin trajtim edhe për prodhuesit kosovar që eksportojnë në Shqipëri. Prodhimet tona andej dhe këndej nuk duhet të trajtohen nga qeveritë tona ndryshe, ato duhet të trajtohen pa dallim, si prodhime shqiptare”, tha Shala.

Ai bëri të ditur se shumë raporte mbi barrierat tarifore dhe jo tarifore që ekzistojnë në kuadër të vendeve anëtare të CEFTA, organizatë kjo që përfshinë të gjithë vendet e rajonit, del që Kosova është vendi më i diskriminuar sa i përket barrierave të vendosura nga këto vende. “Prandaj si rezultat i këtyre barriera edhe eksporti Kosovar është më i ulëti në rajon”, tha Shala.

Ministri Shala tha se Tregjet e CEFTA-s duke përfshirë tregun e Shqipërisë janë  destinacioni kryesor i eksporteve të Kosovë dhe sipas tij, çdo pengesë me të cilën eksportuesit ballafaqohen për qasje në këto tregje ka implikime domethënëse në rritje dhe zhvillim.

“Në lidhje me këtë, adresimi i barrierave të pajustifikueshme ndaj tregtisë është me prioritet të lartë në agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në bazë të disa analizave dhe studimeve të bëra nga MTI, del që Kosova ka pësuar një deficit strukturor në rritje në tregtinë e saj rajonale, duke u bërë destinacioni kryesor i importit për eksportet e anëtarëve të tjerë të CEFTA-s”, tha Shala.

“Por tashmë, kjo po ndryshon, sepse ne po i adresojmë të gjitha ankesat e eksportueseve tanë në rajon dhe më gjerë, të gjitha këto probleme të paraqitura do të zgjidhen ose ne do të vendosim reciprocitet. Bilanci tregtar i Kosovës do të ndryshoj, sepse prodhimet tona janë të standardeve të kërkuara, dhe çështjet politike nuk duhet dhe nuk do të ndikojnë në këtë rritje të eksportit dhe ekonomisë kosovare”, tha Shala.

Ministri iu kë bërë thirrje prodhuesve që të shfrytëzojnë këto kohë që t’i rrisin shkëmbimet tregtare.

“Kur tregtia me Serbinë është rënë në minimum si rezultat i masës 100 % të propozuar nga unë në mënyrë që të fitoni treg në republikën e Kosovës. Ne jemi shumë të interesuar që të gjitha produktet serbe por edhe te vendeve tjera të zëvendësohen me prodhimet tuaja”, tha ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …