Ministri Shala pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poloni

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në Poloni, me ftesë të ministres së Ndërmarrësisë dhe Teknologjisë së Polonisë, Jadwiga Emilewicz, në kuadër të procesit të Berlinit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

Shala theksoi se ky samit paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës për të zhvilluar diskutime në fushën e zhvillimit ekonomik, mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, rritjen e eksportit dhe investimeve të huaja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …