Ministri Shala priti ambasadorin slloven

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe
Sportit, Kujtim Shala sot priti në takim ambasadorin slloven në vendin tonë,
Miljan Majhen, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë
në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Ata përmenden edhe mundësinë e bashkëpunimit
mes dy vendeve në fushën e bibliotekave publike. Me këtë rast, ministri Shala falënderoi
ambasadorin slloven për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Sllovenia për
Kosovën. Në anën tjetër, ambasadori
u shpreh se Sllovenia është e përkushtuar që  të
bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në në fushat me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …