leoni

Ministri Shala priti shefin e OSBE Jan Braathu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe OSBE-së në fushat që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe trashëgiminë kulturore.

Ministri Kujtim Shala fillimisht e uroi shefin e ri të OSBE-së Jan Braathu për detyrën e re në Kosovë dhe i premtoi bashkëpunim, duke theksuar se bashkëpunimi me OSBE-në është tejet i rëndësishëm, sidomos në çështje që lidhen me dialogun me Kishën Ortodokse dhe komunitetin serb në Kosovë.

Po ashtu, Shala dhe Braathu, biseduan edhe për rëndësinë që ka Komisioni për Monitorim dhe Zbatim në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore të Kishës Ortodokse në Kosovë, dhe u shprehën se ky mekanizëm është tejet i rëndësishme për të gjetur zgjidhje, nëpërmjet dialogut, për të gjitha çështjet e hapura.

Ndërsa shefi i OSBE-së, Braathu e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se OSBE-ja është në Kosovë që të punojë me Institucionet e saj për të gjetur zgjidhje praktike për çështjet të dialogut. Ai më tej u shpreh se OSBE-ja është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me MKRS-në, veçmas në çështje që lidhen me kulturën, trashëgiminë kulturore dhe dialogun me komunitetin serb.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …