leoni

Ministri Shala uron “Ferronikelin”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar Klubin Futbollistik “Ferronikeli” pas shpalljes së tyre kampion të Kosovës në futboll.

Ministri Shala me këtë rast u shpreh se futbolli i Kosovës ka shënuar këto ditë suksese të jashtëzakonshme, me anëtarësimin në UEFA e FIFA dhe janë krijuar mundësi të reja që futbolli ynë të jetë pjesë e futbollit ndërkombëtar.

Ky është sukses historik të cilin duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht për ta zhvilluar edhe më tej këtë sport, dhe për t’i treguar botës cilësitë futbollit tonë, shtoi Shala.

Po ashtu, ministri Shala në urimin e tij e përgëzoi “Ferronikelin” edhe për faktin se ky ekip do ta përfaqësojë vendin tonë për herë të parë në gara ndërkombëtare. Me këtë rast, ministri Shala “Ferronikelit” i dëshiroi suksese në këto gara.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se tani që futbolli Kosovës është pjesë e familjes së madhe të futbollit botëror, kërkohet punë maksimale që të tregojmë cilësi dhe të shënojmë suksese në garat ndërkombëtare të cilat na presin

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …