Ministri Shala vizitoi Kalanë e Harilaqit

Në kuadër të vizitave nëpër lokalitete arkeologjike, të cilat për synim kanë njohjen nga afër me punët që po bëhen në këtë fushë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, vizitoi Kalanë e Harilaqit, ku u njoftua më gërmimet e reja arkeologjike dhe me restaurimet e konservimet që po bëhen në këtë lokalitet me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Shala i përgëzoi arkeologët për punën që kanë bërë dhe njëkohësisht u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë dhe të mbështesë trashëgiminë  kulturore të Kosovës, si në gjurmime, po ashtu në konservim, restaurim, promovimin dhe njohjen sa më të gjerë të saj.

Ministri Shala u shpreh se Kosova ka pasuri të jashtëzakonshme kulturore, të periudhave të hershme dhe atyre të mëvonshme, dhe këto janë në interes të shtetit të Kosovës dhe duhet t’i promovojmë që të rrisim turizmin kulturor.

Më tej shala shtoi se Kalaja e Harilaqit ka domethënie për identitetin kulturor e shpirtërore të Kosovës, dhe shtoi se MKRS-ja, në synimet politike ka prioritet mbrojtjen dhe afirmimin e trashëgimisë së pasur kulturore, njëherësh duke çmuar, ruajtur dhe vlerësuar diversitetin e saj, si vlerë shtesë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …