Ministri Shala zhvilloi një bashkëbisedim me Këshillin e Konsulentëve të Biznesit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala zhvilloi një bashkëbisedim me Këshillin e Konsulentëve të Biznesit (Business Consultants Council) ku u fol për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe implementimin e projekteve që i janë me partnerët tanë dhe për skemat e granteve që iu jepen bizneseve. Kompanitë tona që synojnë depërtimin në tregje të huaja, duhet të jenë konkurrente, prandaj edhe ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Bankën Botërore kemi nisur “Programin për Grantet e Përputhshme (PGP)”. Po ashtu i informova që jemi në fazën fillestare të skemës së Voucherve për konsulencë, ku Këshilli Konsulent i Bizneseve ka qenë përfitues ka thënë ministri Shala. Ministri Shala ka sugjeruar që kompanitë konsulente të mbajnë lidhje me kompanitë prodhuese, që t’i këshillojnë dhe ndihmojnë në procedurat e aplikimit për grante.

Kontrolloni gjithashtu

Në Krushë të Madhe u shënua dita e të zhdukurve me dhunë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me qytetarë të Krushës së …