leoni

Ministri Shala zotohet në përmirësimin e pozitës së konsumatorit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, në Ditën Ndërkombëtare te Konsumatorit ka theksuar se mbrojtja e konsumatorit paraqet një fushë jashtëzakonisht dinamike në Bashkësinë Evropiane, që predisponon shumë shpesh me masa të reja, dhe kjo paraqet arsye të mjaftueshme për të vepruar bashkërisht nga autoritetet tona qeveritare dhe jo-qeveritare, krahas harmonizimit të përgjithshëm të legjislacionit me atë të BE-së. “Në mënyrë që një vend sikurse Kosova të arrijë gatishmërinë të jetë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, duhet konsolidim i një strukture të veçantë, përmes së cilës Republika e Kosovës do të vërtetonte meritën e besimit nga konsumatorët në një treg të brendshëm, përmes rregullave të qarta dhe zbatim të ligjit ndaj secilit konsumator apo subjekti ekonomik kudo që ndodhet”, tha ministri Shala. Sipas Shalës, edhe kur bëhet fjalë për shërbimet financiare, konsumatori duhet të jetë i mbrojtur dhe duhet të ekzistojnë mekanizmat mbrojtës. “Sidomos pasur parasysh sferën e veprimtarisë, ku kompetencat përfshijnë fushë shumë disiplinore, si bankat, unionet e kreditit, huadhënësit e pagave, operacionet hipotekare, mbledhësit e borxheve apo kompanitë e tjera financiare që veprojnë në Kosovë.  Pra, kjo tregon se sa i rrezikuar është konsumatori, në qoftë se nuk do të ekzistonin autoritet për mbrojtjen e tyre”, tha ministri. Shala theksoi se angazhimi i të gjitha autoriteteve kompetente në avancimin e pozitës dhe të drejtave të konsumatorëve, përveç se paraqet domosdoshmëri personale dhe njerëzore, është gjithashtu një obligim ligjor dhe institucional për avancimin e proceseve të zhvillimit të vendit. “Në këtë drejtim, dua të theksoj që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është e zotuar që të vazhdojë të përmirësojë pozitën e konsumatorit, gjithashtu përmes përditësimit të legjislacioneve, si dhe ngritjes së bashkëpunimit me të gjitha organet përgjegjëse që rregullojnë ofrimin e shërbimeve financiare. Prandaj për të drejtat e konsumatorit si obligim ligjor dhe moral , një rol mjaft të rëndësishëm paraqet edhe adresimi i mirëfilltë i shqetësimeve të konsumatorëve në relacion me shërbime financiare”, tha Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …