Ministri i ri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për të përmirësuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë, një dikaster ky i cili lë shumë për të dëshiruar në vend.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar ministri Ismaili në një postim të tij.