Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili demanton lajmin se mjekët do sabotojnë punën 24 orëshe për trajtimin e infarktit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive do të nisin trajtimi i infarktit dhe stentimin emergjent, 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës. Ky vendim është marrë nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. Mirëpo, sipas raportimeve në disa media vendimi i Ismailit nuk u prit mirë nga shumë mjekë dhe u tha se ata edhe mund ta sabotojnë punën. Lajmi.net ka kontaktuar me ministrin Ismaili, i cili ka demantuar lajmin dhe ka thënë se stafi i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive ishte vetëdeklaruar për një shërbim të tillë dhe nuk është lajmëruar askush për sabotim të punës.

“Ky është një shërbim që është mirëprit shumë mirë nga shumë qytetarë dhe është një shërbim që ka pasur nevojë të jetë në Kosovë, për arsye që ne kemi pasur humbje të jetëve dhe shpenzime të mëdha në mungesë të një shërbimi të tillë, e para. E dyta, profesionistët brenda personelit të kësaj Klinike kanë qenë ata të cilët gjatë bisedave me ta kanë pasur vullnetin dhe dëshirën me majtë një shërbim të tillë. Do të thotë është edhe një vetiniciativë nga personeli që janë në gjende më i dhënë këtë shërbim qytetarëve”, është shprehur ministri i Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …