leoni

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili premton spital të ri për Ferizajn

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili premton spital të ri për Ferizajn

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se nënat e reja kanë nevojë për një përkrahje më të madhe institucionale, me qëllim që për fëmijët e tyre të ketë një fillim të shëndetëshëm të jetës. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka arritur që ta miratojë Ligjin për të ushqyerit me qumësht të gjirit, por i njëjti ka nevojë për një zbatim më të fuqishëm, që mund të bëhet me përkrahjen e institucioneve politikëbërëse, institucioneve shëndetësore  dhe profesionistëve shëndetësor. Ministri Ismaili tha kështu sot gjatë vizitës në maternitetin e Spitalit të Ferizajt, ku bashkë me përfaqësuesit e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, të SHSKUK-së dhe autoritetet lokale, morën pjesë në shënimin e fillimit të Javës së të ushqyerit me qumësht të gjirit (1-7 tetor 2017) në Kosovë, që sivjet shënohet me moton: “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”. Ismaili theksoi edhe rëndësinë e madhe që kë informimi i nënave të reja dhe popullatës për rëndësinë e të ushqyerit më qumësht të gjirit, ndërkohë që në një bashkëbisedim me zyrtarë të Spitalit, autoritetet lokale të Ferizajt dhe profesionistët aty, shprehu përkushtimin e tij që kjo komunë, ta ndërtojë Spitalin e ri, që do të ishte një përgjigje në nevojat që i ka popullata e Ferizajt për shërbime shëndetësore më të mira.

“E pamë nga vizita këtu që stafi mjekësor janë shumë të përkushtuar, por mungon infrastruktura pasi kjo që është mjaft e vjetëruar dhe nuk i përmbush nevojat.  Për këtë zgjidhje do të jetë spitali i ri i qytetit që do të bëhet patjetër, sepse i duhet qytetit të Ferizajt dhe popullatës këtu. Këtë spital do ta bëjmë patjetër, dhe kjo është e sigurt, ashtu siç është e sigurt se del dielli”, u zotua ministri Ismaili.  Z. Brandão Có, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se shënimi i Javës së këtij viti është një mundësi për ndërgjegjësimin publik mbi përfitimet dhe të mirat e gjidhënies dhe për të bërë thirrje për veprim.  Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit ((1-7 tetor 2017)  është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, me përkrahjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim dhe koordinim me ShSKUK-në,  QKMF-të, Postën e Kosovës, si dhe partner të shumtë si “Save the Children”,  Shoqata e mamive, grupet përkrahësve, grupi për Institucionet Mike të Foshnjës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …