Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, deklaroi sot se më 1 qershor 2018 do të bëhen publike rezultatet e testit të arritshmërisë. Duke folur për faktin sse gjatë mbajtjes së testit të maturës në rrjete sociale janë publikuar fotografi të testit, ai tha se i kanë njoftuar organet kompetente dhe se janë duke u shqyrtuar rastet konkrete. “Rezultatet pritet diku deri më 1 qershor, pra presim që të jenë të gjitha të dhënat e sakta dhe përfundimtare më 1 qershor. Lidhur me publikimet, ne menjëherë i kemi njoftuar organet kompetente dhe janë duke u shqyrtuar rastet konkrete. Ajo çka është parë nuk ka ndikuar në rezultat edhe pse ka pasur publikime që është kjo gjëja më kryesore. Ndërsa, tutje presim rezultate më të mira, sepse konsiderojmë që këtë vit ka qenë një angazhim i përgjithshëm”, tha ai. Testi i arritshmërisë është mbajtur më 18 maj, ndërsa këtij testi i janë nënshtruar 26 mijë e 949 nxënës.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …