Ministri Bytyqi

Ministri, Shyqyri Bytyçi, nënshkroi vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi ka nënshkruar sot vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Vendim vlen në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë. Në funksion të përmirësimit të mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla dhe të ngritjes së cilësisë në arsim, sot kam nënshkruar Vendimin për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga mësimdhënësit dhe nxënësit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës. Sipas këtij vendimi për zbatimin e tij ngarkohet Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë,  Drejtorive  Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të  institucioneve të arsimit parauniversitar, të cilët janë edhe përgjegjës për marrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …