Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni dhe Komandanti i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nuk janë deklaruar publikisht lidhur me disa akuza të zëvendës-ministrit të MPB-së, Nehat Mustafa, i cili ka shkruar se në Policinë e Kosovës ka korrupsion, krim e policë të përfshirë në vepra penale. Shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk iu ka përgjigjur akuzave të zëvendësit të tij. Ministri Hyseni, deri tani nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me akuzat e zëvendësit të tij, Nehat Mustafa. Akuzat e zëvendës-ministrit janë publikuar pasi ishin arrestuar dhjetëra policë të trafikut se ishin përfshirë në vepra penale. Ai në një postim të tij ka shkruar se në Policinë e Kosovës ka pjesëtarë që janë të korruptuar, frekuentojnë kazinotë, ruajnë diskoteka ku përdoret droga.
