Ministri Tahiri ka nënshkruar sot marrëveshjen për transferin e personave të dënuar në mes Kosovës dhe Italisë

Ministri Tahiri ka nënshkruar sot marrëveshjen për transferin e personave të dënuar në mes Kosovës dhe Italisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe homologu i tij italian, Alfonso Bonafede, kanë nënshkruar sot në Romë Marrëveshjen për transferin e personave të dënuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.  Tahiri ka theksuar Marrëveshja e nënshkruar sot e thellon edhe më tej bashkëpunim mes dy vendeve si dhe forcon doktrinën e zbatimit të të drejtave të njeriut në Kosovë, me theks të veçantë të atyre që kanë rënë ndesh me ligjin dhe janë në vuajtje të dënimit. Gjatë takimit me homologun italian, ministri  ka shpalosur reformat që janë ndërmarrë në fushën e sektorit të sundimit të ligjit, veçmas kodifikimit të së drejtës penale dhe masave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të terrorizmit si dhe trafikimit të narkotikëve. Tahiri njoftoi homologun italian edhe për politikën e re në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, si dhe kërkoi thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve përmes shkëmbimit të traditës së mirë të shtetit italian në çështjet e konfiskimit të pasurisë së fituar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …