leoni

Ministri Tahiri, ka pritur sot në takim kryetarin Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa

Ministri Tahiri, pret në takim kryetarin Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot është takuar me kryetarin Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa. Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, ministri Tahiri në këtë takim ka thënë se autoritetet e Kosovës do të kujdesen që kjo trevë të mos mbetet luginë e dëshpërimit dhe as e shpopullimit. “Ata ka nevojë për mbështetjen tonë dhe sensibilizimin tonë në rrafshin ndërkombëtar për kufizimet e një pas njëshme që pushteti serb i vendosë ndaj kësaj zone”, ka thënë ndër të tjerash Tahiri. Ai po ashtu ka thënë se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë te jenë më të diskriminuarit në Evropën Juglindore dhe se sipas tij, i gjithë ky diskriminim vjen për shkak të etnisë së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …