Tahiri: Si deputetë na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbush pritjet legjitime për shtet të së drejtës

Ministri Tahiri thotë se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin

Ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri sot ka deklaruar se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Odën e Noterëve të Republikës së Kosovës. Përballë ftesës së Zyrës së Bashkimit Evropian për pezullimin e emërimit të noterëve të rinj, ai këmbëngul se emërimi i noterëve të rinj, mbi formulën që është paraparë si e domosdoshme dhe emergjente për të përmbushur nevojat e qytetarëve, veçmas komuniteteve joshumicë, është tërësisht legjitim dhe duhet të ndodhë. “Përgjatë dy viteve të fundit, pikërisht me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe partnerëve tanë zhvillimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi realizuar dhe përmbyllur shumë projekte kapitale në fushën e sundimit të ligjit. Në mesin e reformave të ndërmarra ka qenë edhe qasja në drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, të përkthyer në ofrimin e shërbimeve sa më afër tyre përmes profesioneve të lira ligjore. Që nga themelimi i këtyre profesioneve, askush nuk është marrë me to, as për nga matja e performancës, as për nga nevojat për rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …