Që nga data 23 tetor mielli që importohet nga Serbia do të paguaj tarifë prej 0.04 cent për import të miellt. Me këtë vendim MTI e udhëzon doganën e Kosovës që ti ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e prodhuesve të miellit duke e aplikuar tarifën prej 0.04 centë. Ky vendim është marrë pas ankesës së kompanisë prodhuesve vendore “M&Sillosi” dhe Shoqatës së Mullisëve të Kosovës. Pasi kanë konstatuar se importi i miellit nga Serbia po importohet në Kosovë me çmime më të ulëta se sa vlera e çmimit të tregut , respektivisht nën koston e prodhimit, ku po e rrezikon industrinë prodhuese të miellit në përgjithësi në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …