Ministri Uran Ismajli u zotua se problemi me mungesën e insulinës do të trajtohet edhe në muajt e ardhshëm

Ministri Uran Ismajli u zotua se problemi me mungesën e insulinës do të trajtohet edhe në muajt e ardhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli u zotua se problemi me mungesën e insulinës do të trajtohet edhe në muajt e ardhshëm. Ai tha se ministria që drejton ka filluar shpërndarjen e insulinës në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në gjithë Kosovën, ndërsa është duke u punuar edhe për furnizim të qëndrueshëm me barnat esenciale për të gjitha spitalet në vend. Ne në ofertë i kemi rreth 300 artikuj të barnave esenciale dhe se së shpejti pritet furnizimi i të gjitha spitaleve me këta artikuj, theksoi ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …